Performanca e “dy shoqeve” ndez skenën e Këngës Magjike, por e qeshura e Sardit nuk duhet humbur (FOTO/VIDEO)

Nata e parë gjysmëfinale e Këngës Magjike, siç ishte pritur – më një frymë të re nga prania e Besit dhe Erionit, dy aktorët e njohur të humorit që me karakteret e tyre kanë bërë për vete edhe publikun e Pallatit të Kongreseve, transmeton Revista Class.

Si për natën e parë gjysmëfinale, Besi dhe Erioni nuk mund të linin pa sjellë në skenën magjike dy karakteret e tyre, me të cilat kanë spikatur edhe në skenën e “Portokallisë.”

Ato që njihen si ‘Intsa girls”, dy “mikeshat” kishin vendosur të sfidonin veten edhe në këngë duke hyrë në kategorinë e të rinjve, ku u përballuan me një panel juristësh: Juliana Pasha, Venera Lumani, Olti Curri, Ulis Krajka dhe Sardi Shehu. Por nuk e kaluan dot provën.

Interpretimi i dy “artisteve” të reja që ndezën publikun dhe shkaktuan të qeshura të forta në sallë nuk ishte i duhuri për jurinë. Megjithëse ishin të veshura me stil dhe klas, “ato” (Bes Kallaku dhe Erion Isai), “Gocat e Instagramit” nuk arritën dot të fitonin. Besi dhe Erioni u vlerësuan negativisht nga juria për performancën, por nuk munguan reagimet dhe batutat që shkaktuan të qeshura mes publikut dhe vet anëtarëve të jurisë. Ajo që nuk duhet humbur është e qeshura e Dj. Sardit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP