Në objekte hotelierike të Tetovës janë gjetur shtetase të huaja që punojnë si kërcimtare dhe këngëtare

Katër shtetase të huaja dhe shtatë të Maqedonisë janë zënë në flagrancë mbrëmë gjatë një aksioni policor që mbrëmjen e kaluar rreth orës 1 pas mesnate janë kryer në dy objekte hotelierike në rajonin e Tetovës, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Sipas të dhënave të tij, kontrollet kanë qenë me qëllim të zbulimit të shtetaseve të huaja, të cilat e kanë keqpërdorur qëndrimin e tyre turistik në Maqedoni, si dhe persona të cilët kërkohen.

Në objektin hotelierik “Baci” në Bogovinë, pronë e N.Sh. (33) nga ky fshat i Tetovës, policia ka zënë tre shtetase të Shqipërisë dhe një shtetase të Kosovës, si dhe katër femra nga vendi të moshës prej 22 deri 36 vjeçare, të cilat në objekt janë angazhuar si këngëtare dhe kërcimtare.

“Personat femra të zëna në flagrancë dhe pronari N.Sh. janë arrestuar në SPB Tetovë dhe më pas shtetaset e huaja janë mbajtur dhe dorëzuar në Sektorin për krim tejkufitar, emigracion, të huaj dhe riatdhesim për procedurë të mëtutjeshme”, tha Josifovski.

Në objektin tjetër të kontrolluar “Erdo” që ndodhet në rrugën për në Bërvenicë nuk janë zënë shtetase të huaja, por vetëm, tre shtetase të Maqedonisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP