Çiçakovski nuk i ktheu paratë e 4 pagave, por i dha për bamirësi

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Aleksandar Çiçakovski mjetet nga bonusi për zgjedhjet lokale në vlerë prej  260.000 denarësh nuk ia ktheu qytetarëve të Maqedonisë, por i ka dhuruar në organizatën civile për individët me nevoja të veçanta “Polio plus”. Mjetet do të shfrytëzohen për avancimin e participimit politik të personave me aftësi të kufizuara.

“Dje pata takim me kryetarin e KSHZ-së. Ne nuk deshëm donacion pa kuptim. U dakorduam që mjetet të shfrytëzohen për avancimin e participimit politik të personave me aftësi të kufizuara, por dakorduam bashkëpunim me të si njeri i cili ka njohuri të mëdha në fushën e zgjedhjeve”, tha kryetari i “Polio plus”, Zvonko Shavreski.

Ai informoi se Çiçakovski mjetet i ka paguar sot në llogari të kësaj organizate civile.

Përndryshe, ambasadori i Amerikës në Maqedoni, Xhes Bejli dje deklaroi se: “Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) për zgjedhjet parlamentare dhe lokale të fundit në Maqedoni ka shpërblyer veten me 9 rroga shtesë”, ndaj kësaj reagoi KSHZ duke thënë “se kompensimet janë marrë në baza ligjore”. KSHZ dje vendosi njëzëri që “vendimin për 9 rrogat ta publikojnë në uebfaqe por që paratë nuk do të kthehen”.

LEXO MË SHUMË:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button