Ministria e Ekonomisë publikoi një numër të madh të dokumenteve në interes të opinionit

Ministria e Ekonomisë, në Internet faqen e saj i publikoi dokumentet që janë në interes për opinionin, nga të cilat pjesa më e madhe për herë të parë, që paraqet konfirmim të angazhimit për transparencën e plotë dhe llogaridhënien ndaj qytetarëve, kumtoi Ministria.

Konform Vendimit të seancës së 34-të të Qeverisë me të cilën institucionet angazhohen publikisht, përmes ueb faqeve zyrtare të publikojnë 21 dokumente, respektivisht sfera të punës, për të cilat janë kompetente, me të gjitha të dhënat e rëndësishme për opinion (kontakte, norma, shërbime etj), Ministria e Ekonomisë i ka azhurnuar të dhënat ekzistuese dhe të dobishme për opinionin nga puna e Ministrisë dhe i ka plotësuar me përmbajtje të reja”, të kërkuara nga qytetarët.

Në Internet faqen për herë të parë mund të gjenden buxheti i Ministrisë dhe raportet për realizimin e tij, raportet revizore, plani për furnizime publike me të gjitha ndryshimet dhe plotësimet, rregullorja për ndryshim dhe plotësim të rregullores për sistematizim të vendeve të punës në ministri, lista e të gjithë të punësuarve me pozicion, mail dhe telefon, rregullorja dhe personi për kontakt për paraqitje të mbrojtur të brendshme dhe oficeri për mbrojtje të të dhënave personale”, citohet në kumtesë.

Në këtë moment nga dokumenti i 21-të i kërkuar, në mënyrë shtesë do të krijohet kalendari onlajn me paralajmërime për ngjarje, për të cilin nevojitet përshtatje teknike e faqes.

Të gjitha dokumentet e kapshme publike të Ministrisë së Ekonomisë mund të gjenden në www.economy.gov.mk, në menynë kryesore të dokumentit ose përmes linkut http://www.economy.gov.mk/page/informacii-javen-karakter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button