Komuna e Gostivarit: Zgjedhja e kryetarit të Këshillit nuk është bërë në përputhje me ligjin për Vetëqeverisje lokale

Kryetari i komunës së Gostivarit solli Аktvendim për ndalimin e publikimit të Aktvendimit për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit të Komunës së Gostivarit në Buletinin zyrtar sepse, siç thuhet në kumtesë, i njëjti i nuk është marrë në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje lokale, Statutin e Komunës, si dhe Rregulloren për punë të Këshillit të Komunës së Gostivarit. njofton Portalb.mk.

“Kryetari i komunës së Gostivarit, në bazë të nenit 50, paragrafi 1, pika 2 lidhur me nenin 51, paragrafi 1, 2, 3 dhe 4 të Ligjit për Vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare” nr. 5/2002), solli Аktvendim për ndalimin e publikimit të Aktvendimit për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit të Komunës së Gostivarit në Buletinin zyrtar, sepse i njëjti nuk është marrë në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje lokale, Statutin e Komunës, si dhe Rregulloren për punë të Këshillit të Komunës së Gostivarit.

Në Seancën konstituive të Këshillit, propozimi është dhënë nga ana e Komisionit për verifikim, çështje mandatore, zgjedhje dhe emërime,  Komision i cili, në përputhje me Rregulloren për punë të Këshillit të Komunës së Gostivarit, nuk është kompetent për të propozuar kandidat për kryetar të Këshillit të Komunës”, thuhet në kumtesë.

Ndryshe, siç theksoi kohë më parë vetë kryetari Arben Taravari, së shpejti do të formohet shumicë e re dhe qytetarët e Gostivarit do të kenë funksionalë të dy organet e njësisë së vetëqeverisjes lokale, respektivisht Kryetarin e komunës dhe Këshillin e Komunës, e që do të pasqyrojnë vullnetin e lirë të qytetarëve të komunës së Gostivarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button