Nga viti i ardhshëm do të ketë rroga më të larta për arsimtarët

Gjithsej 25.28 miliard denarë ose 406.55 milionë euro do të jetë buxheti i vitit 2018 në arsim që i bie pesë për qind më shumë se vitin e kaluar, njofton Portalb.mk.

Siç deklaroi sot në konferencë për shtyp ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska, për arsim fillor janë parashikuar 45 për qind nga buxheti, 19 për qind për arsim të mesëm, 26 për qind për arsimim të lartë,  6 për qind për standardet studentore, 2 për qind janë parashikuar për shkencë, ndërsa 1.8 për administratën.

“Vitin a ardhshëm do të ketë rritje të konsiderueshme të bllog-dotacioneve për komunat me qëllim të përmirësimit të kushteve nëpër shkolla. Për këtë qëllim janë projektuar 600 milionë denarë më shumë nga buxheti i këtij viti, që është rritje për 4.62 për qind”, tha Deskoska.

Ministrja paralajmëroi edhe rritje të rrogave për arsimtarët e shkollave fillore dhe të mesme për pesë për qind.

“Buxheti për arsimin për vitin 2018 është zhvilluar dhe me të investohet në kualitet dhe kushte më të mira”, tha Deskoska në konferencë për shtyp në qeveri.

One thought on “Nga viti i ardhshëm do të ketë rroga më të larta për arsimtarët

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP