Pentagon kumtoi të dhëna të reja për shifrën e ushtarëve të tyre në Siri

Ministria e Mbrojtjes së SHBA-së ka bërë të ditur se në Siri janë afërsisht 2.000 ushtarë amerikanë, katërfishi i numrit që zyrtarët amerikanë kanë pranuar deri tani.

Shifra pasqyron një urdhër të Sekretarit të Mbrojtjes Xhim Matis për të rishikuar sesi Pentagoni llogarit numrin e personelit të dislokuar për të kryer operacionet madhore në Irak dhe Siri. Shifra e re nuk do të thotë se janë dislokuar trupa shtesë, por tregon një pasaktësi të madhe në shifrat e dhëna më parë.

Numri i rishikuar i trupave amerikane në Irak mbetet i njëjtë si më parë, rreth 5.200, ndonëse zëdhënësi i Pentagonit Robert Mening theksoi se numri i forcave amerikane është gjithashtu në rënie.

“Ne shpresojmë që kjo prirje të vazhdojë,” tha ai.

Sipas zëdhënësit të Pentagonit Erik Pahon, shifrat e reja ende përjashtojnë misionet e ndjeshme dhe llojet e caktuara të personelit, si personeli i sigurisë i bashkangjitur në ambasadën e SHBA në Irak.

Departamenti i Mbrojtjes dha një rishikim të ngjashëm për numrin e trupave në Afganistan në gusht, duke ndryshuar numrin e pranuar të trupave nga rreth 8.400 trupa në 11.000 trupa. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button