Bosnjë: Katër persona akuzohen për krime të luftës

Prokurorët në Bosnjë-Hercegovinë thonë se e kanë akuzuar një kryetar serb të një qyteti dhe tre ish-oficerë të policisë për krime të luftës, të kryera gjatë luftës në periudhën 1992-95, pas shkatërrimit të Jugosllavisë së dikurshme, transmeton REL.

Prokurorët thanë dje se këta katër persona ishin akuzuar për shkak të vrasjes dhe zhdukjes së 22 myslimanëve të Bosnjës në territorin e qytetit Vllasenica, në pjesën lindore të Bosnjës, në periudhën 1992-1993.

Kryetari i qytetit, Mirosllav Kraleviq, dhe tre të dyshuar të tjerë, po ashtu, janë të akuzuar për “burgosje të paligjshme, torturë dhe keqpërdorim të dhjetëra njerëzve në disa burgje”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI MOBIL