Drejtësia të lejohet të funksionojë

Përnjëherë, veprat penale u bënë shumë të rënda, nenet e Kodit Penal u bënë shumë të padrejta, ato të Ligjit të Procedurës Penale që e rregullojnë paraburgimin ende më të padrejta. Përnjëherë, imuniteti i një deputeti u shndërrua në mbrojtëse të çeliktë nga përgjegjësia, dhe heqja e tij u shpall e kundërligjshme. Po, po, e dëgjoj Gruevskin në deklaratë para kamerave ku thotë që gjashtë deputetëve të paraburgosur imuniteti u qenka hequr në mënyrë të paligjshme! Plus që nuk paska nevojë të shqiptohet masa e paraburgimit, ata qenkan këtu dhe nuk e paskan mendjen të ikin. Epo edhe Grujevski dhe kolegu i tij Boshkovski sikur nuk e kishin mendjen të arratisen por ja që tani ndodhen në paraburgimin ekstradues në Selanik!

Njëri nga 3 deputetët e dërguar në paraburgim në Burgun e Shuto Orizares, ai të cilin e pamë në incizimet e kamerave duke i hapur dyert e Kuvendit, paska filluar grevë urie. Sapo mbaroi Çavkov me grevën e tij, filloi Mukovski. Sikur kjo formë e protestës do i zbusë vendimet e gjykatës ndaj tyre. Paraburgimi qenka masë e rendë dhe jo edhe aq e nevojshme. Nuk ka nevojë të jepet aq shpesh. Pastaj kushtet e paraburgimit qenkan shumë të rënda dhe nënçmuese, prandaj deputetët dhe personat tjerë të privilegjuar nuk e paskan vendin aty.

Përnjëherë, të gjitha problemet e sistemit të drejtësisë sonë penale, të gjitha mangësitë, dolën në shesh dhe po theksohen çdo ditë e më shumë nga pasuesit e konspiratorëve të ditës së kobshme të 27 Prillit. Përnjëherë e gjithë bota u përmbys dhe tani asgjë nuk është në rregull. Prandaj edhe organizohen protesta ditore, ku kërkohet lirimi i tyre, ndërsa shefi i shtetit flet për atë që nuk mund të thirren në përgjegjësi njerëz të cilët kanë qenë “të joshur nga turma”.

Në fakt punët qëndrojnë paksa më ndryshe. Këta njerëz është e saktë që kanë qenë të joshur, por jo nga turma, por nga zilia e tyre për pak më shumë pushtet, ndikim ose edhe para. Jo vetëm që kanë qenë të joshur por ka në qenë edhe të verbuar në besimin e tyre se drejtësia në këtë vend asnjëherë nuk do të funksionoje. Sepse njeriu që është i sigurt se sundimi i ligjit ekziston vërtet, nuk e bën atë që e bëri me 27 prill, nuk hyn me dhunë në parlament me qëllim që të pengojë një proces tërësisht kushtetues dhe demokratik. Duhet të kesh shumë besim qe do të lehesh i lire, bile edhe do të privilegjohesh, nëse vendos me plot vetëdije të kryesh akt terrorist ndaj organit më të lartë shtetëror.

Po, është shumë e vërtetë, kushtet në paraburgim janë shumë të vështira, jonjerëzore dhe nënçmuese. Por këtu kushte janë të tilla për të gjithë që mbajnë masën e paraburgimit aty. Nëse janë të vështira për Mukovskin, janë të vështir edhe për filanin që ka kryer një vepër të rëndomtë penale. Prandaj, askush nuk ka të drejtën që të privilegjohet më shumë nga kolegët e tij të paraburgosur. Aq më pak këtë të drejtë e ka një person i cili është i dyshuar nga Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar. Të mos harrojmë, kjo prokuroi sa here që kërkon paraburgim, i njëjti i jepet pa asnjë kontestim nga gjykata. 100% e kërkesave të gjertanishme për paraburgim të ngritura nga kjo prokurori janë pranuar pa kushte. Dhe tani kjo praktikë duhet të ndryshojë sepse të paraburgosurit qenkan deputetë, këngëtarë operash, aktorë, regjisorë dhe të tjerë të ngjashëm për të cilët nuk ka shanse teorike të kenë kryer vepër penale, sepse e dini, veprat penale i kryen vetëm shtresa e ulët e popullatës, të cilët ose nuk janë sa duhet të pasur ose nuk janë sa duhet inteligjentë, kështu? Epo nuk është ashtu, sepse paraburgimi është njësoj i rendë për të gjithë dhe të dyshuarit për vepra penale nuk kanë privilegj të jenë më të përkujdesur nga të tjerët.

Tani edhe neni 313 nuk duket edhe as i qartë edhe pse paraqet njërin ndër nenet më precize të Kodit Penal. Jo nuk e definuaka terrorizmin, po nuk qenka drejtuar nga popullata civile. Epo është vepër penale kundër shtetit, ndërsa pasoja është ndjekur tek të gjithë qytetarët.

Dhe në fund të kësaj përpjekje për t’u abroguar të gjitha ligjet që në realitet kanë funksionuar pa asnjë pengesë deri tash.

Sigurisht që për çdo vepër ka përgjegjësi individuale, por është koha që ajo përgjegjësi të fillojë të mbahet. Në fakt të lejohet të filloje të mbahet.

Bllokimet e proceseve demokratike të një vendi në emër të mbrojtës së të akuzuarve për krime nuk janë ide e mire për një shtet që tenton të aderojë në Bashkimin Evropian. Prandaj nuk ka asnjë fare logjike përpjekja për të shpallur kriminalitetin si heroizëm ose si patriotizëm. I njëjti, megjithatë, mbetet thjeshtë kriminalitet.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button