Inicohet mbledhje e jashtëzakonshme e KS të KB-së pas vendimit të Trampit për Jerusalemin

Tetë vende nga Këshilli 15-anëtarësh i sigurimit të KB-së mbrëmë kërkuan konvokimin e mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit, pas vendimit të presidentit amerikan Donald Tramp që ta njohë Jerusalemin për kryeqytet të Izraelit.

“Përfaqësuesit e Bolivisë, Britanisë së Madhe, Egjiptit, Italisë, Senegalit, Uruguait, Suedisë dhe Francës kërkuan nga kryesimi japonez me Këshillin e sigurimit të organizojë seancë të jashtëzakonshme me ekspoze të sekretarit të përgjithshëm Antonio Guteresh, që do të mbahet në fund të javës”, thuhet në kumtesën e misionit suedez në KB.

Mbledhja me siguri do të mbahet nesër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button