Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me diell me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus gjashtë deri në një, ndërsa ajo e ditës prej tetë deri në 16 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus pesë, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në 10 gradë.

Në ditët në vijim do të mbizotërojë mot me diell me mëngjese të ftohta, ndërsa gjatë ditës do të jetë më ngrohtë. Të shtunën vranësirat do të rriten dhe do të fryjë erë e përforcuar jugore. Pasdite në perëndim do të fillojnë reshje të shiut, ndërsa në male të borës. Gjatë natës drejt së dielës reshjet do të përhapen në pjesën më të madhe të vendit. Reshje më të rrëmbyeshme priten në pjesët perëndimore. Të dielën, veçanërisht paradite akoma do të ketë reshje lokale të shiut, ndërsa në rajonet më të larta se 700 metra lartësi mbidetare reshjet do të kalojnë në borë. Valë e re e lagësht dhe relativisht e ngrohtë pritet nga fillimi i javës së ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP