Uashington, thirrje për dorëheqjen e senatorit Al Franken

Gjashtëmbëdhjetë senatorë amerikanë demokratë, duke përfshirë së paku 10 senatore, kërkuan sot që kolegu i tyre, senatori Al Franken, të jap dorëheqjen përballë akuzave në rritje se për vite me radhë ka bërë ngacmime seksuale të padëshiruara ndaj shumë grave, transmeton VoA.

Senatorja Kirsten Gillibrand e Nju Jorkut ishte e para që tha se 66-vjeçari Franken duhej të largohej. Ai ka qenë një komedian popullor televiziv para se të fitonte dy herë zgjedhjet për në Senat nga shteti i Minesotës.

Por thirrja e saj për dorëheqjen e zoti Franken u pasua shpejt nga kërkesa e njëjtë nga senatore të tjera femra demokrate, përfshirë Mazie Hirono nga Havaji, Maggie Hassan nga Nju Hemshër, Kamala Harris nga Kalifornia, Claire McCaskill nga Mizuri, Tammy Baldwin nga Uiskonsën, Heidi Heitkamp nga Dakota e Veriut, Patty Murray dhe Maria Cantwell tënga Uashingtoni, dhe Debbie Stabenow nga Miçigani.

“Si zyrtarë të zgjedhur, ne duhet t’u përmbahemi standarteve më të larta, jo më të ulta,” tha zonja Gillibrand. “Akuzat kundër senatorit Franken përshkruajnë sjellje të patolerueshme. Ndërsa ka të drejtën që çështja e tij të dëgjohet nga Komisioni i Etikës, besoj se ai duhet të jap dorëheqjen dhe të lejojë dikë tjetër të shërbejë.”

Zonja Harris tha, “Ngacmimet dhe sulmet seksuale nuk duhet të lejohen nga askush dhe s’duhet të lejohen të ndodhin në asnjë vend. Besoj se gjëja më e mirë që duhet të bëjë senatori Franken është të largohet.”

Senatori Bob Casey nga Pensilvania tha, “Jam dakort me kolegët e mi që kanë kërkuar që senatori Franken të jap dorëheqjen. Ne nuk duhet t’i besojmë grate vetëm kur na intereson.” Atij iu bashkuan senator të tjerë, përfshi Sherrod Brown nga Ohajo, Joe Donnelly nga Indiana dhe Ed Markey nga Masaçjusets.

Franken nuk pati një përgjigje të menjëhershme për kolegët e tij demokratë, por tha se do të bënte një njoftim të enjten. Ndërsa akuzat për sjellje të papërshtatshme seksuale janë shtuar ditët e fundit kundër tij, Franken herë pas here ka kërkuar falje, por i ka mohuar akuzat ose ka thënë se nuk mban mend incidente të veçanta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP