Takim Zaev-Mogerini: I dukshëm është progresi i Maqedonisë për vetëm një vit

Kryeministri Zoran Zaev sot në Bruksel u takua me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Frederika Mogerini.

Qëllimi primar i Qeverisë së Maqedonisë, ka theksuar Zaev, është të ndërtojë vend modern evropian që i ndan vlerat evropiane, me demokracinë funksionale, sundimin e së drejtës dhe në bazë të vlerave themelore të përbashkëta të këmbyera. Në përmbushjen e këtij qëllimi kryesor, ka theksuar se rëndësi të madhe ka përkushtimi personal dhe angazhimi i përfaqësuesve të lartë të institucioneve më të larta të BE-së, si dhe mbështetje kombëtare nga trupat e Unionit

“Republika e Maqedonisë ka argumente kyçe të dëshmojë se është ‘tregimi më i suksesshëm’ më i mirë në vitin 2018 dhe mund shumë të kontribuojë për marrëdhëniet e mira fqinjësore, bashkëpunimin rajonal, stabilitetin dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në Evropë”, ka thënë Zaev në takimin me Mogerinin.

Ka shtuar se janë bërë përpjekje të mëdha Maqedonia të kthehet në rrugën e vërtetë, dhe të krijohen ngjarje pozitive pas krizës politike afatgjate.

“Tani është koha t’i shfrytëzojmë këto përpjekje. Vazhdojmë me përkushtimin e fuqishëm dhe vullnetin e padyshuar politik, edhe pse në plan të brendshëm kemi rrethana të caktuara politike”, ka thënë Zaev.

Ai shfaqi pritjen se BE-ja do të tregojë vizion dhe do të sigurojë vendim për fillimin e negociatave për inkuadrimin e Maqedonisë në Union në gjysmën e parë të vitit 2018, por edhe hapjen e mundësisë për secilin vend të avancohet sa është e mundur më shpejtë në procesin e inkuadrimit në bazë të meritave personale.

“Republika e Maqedonisë do të synojë të barazohet dhe të hyjë në grupin e udhëheqësve në këtë proces. Duhet të jemi në pako. Kjo do të na stabilizojë për afat më të gjatë”, ka theksuar Zaev.

Kryeministri i Maqedonisë konsideron se Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Sofje, në maj të vitit 2018, gjatë kryesimit bullgar me BE-në, do të jetë mundësi e qartë për ripërtëritje të obligimeve të përbashkëta të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

Ka theksuar se fokusi është që të ndërtohet frymë e re në marrëdhëniet me të gjithë fqinjët, ndërsa lidhur me çështjen me Greqinë dërgoi mesazh se në Maqedoni ka gatishmëri që të zgjidhet kjo çështje dhe ka kërkuar ndihmë dhe mbështetje se si të gjendet zgjidhje e qëndrueshme e cila do të ketë mbështetje në të dy vendet.

Mogerini në takim ka theksuar se është i dukshëm progresi që e ka realizuar Republika e Maqedonisë për vetëm një vit, dhe se kjo është shenjë e mirë edhe lidhur me progresin e shtetit në proceset euro-integruese.

Në takim bashkërisht është konstatuar domosdoshmëria nga bashkëpunimi me opozitën e çështjeve të rëndësishme strategjike për vendin, dhe se kanalet për komunikim duhet të jenë vazhdimisht të hapura.

Është theksuar se muajt e ardhshëm deri në gjysmën e parë të vitit 2018 janë kruciale kur është në pyetje procesi për hapje të negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në BE, por edhe se është e rëndësishme sa më shpejtë që është e mundur, të mbahen takime të nivelit të lartë midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë.

Në takimin me Mogerinin kanë marrë pjesë edhe Bujar Osmani, zëvendëskryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i angazhuar për Çështje Evropiane dhe Nikolla Dimitrov, ministër i Punëve të Jashtme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP