Padi penale për keqpërdorim të detyrës zyrtare në Feni, Agjencinë e Filmit , MEPSO dhe Banjat e Dibrës

Policia Financiare parashtroi padi penale për raste të caktuara për keqpërdorim të detyrës zyrtare kundër drejtorëve të Fenit, disa personave përgjegjës në MEPSO, drejtoreshës së Banjave të Dibrës –  Capa dhe ish-drejtoreshës së Agjencisë për Film, transmeton MIA. 

Në konferencën e sotme për media drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi informoi se është parashtruar padi penale kundër ish- drejtoreshës të Agjencisë për Film M.GJ.I e cila akuzohet se në periudhën prej 26 tetorit të vitit 2016  deri më 18 shtator të vitit 2017 me tejkalim të detyrës së saj zyrtare ka lidhur aneks marrëveshje me të cilën janë bërë ndryshime të kushteve të Marrëveshjes themelore për financim të serialit “Maqedonia” në vlerë prej 283.000.000 denarë me ç’rast e uli numrin e episodeve prej 130 në 80, pa e ulur çmimin dhe me çka e ka rritur vlerën e projektit për 62 për qind, gjegjësisht  për 109.000.000 denarë në dobi të V.G shtetas i Kroacisë dhe Shoqatës së Filmit dhe Videoproduksionit Jadran film SHPKNJ Shkup.

Pasi penale, siç theksoi Muaremi është parashtruar edhe kundër S.V ish-drejtor i punëve financiare në Drejtorinë e MEPSO-s dhe anëtar i KD dhe për N.J. ish-drejtor i përgjithshëm në cilësinë e personave përgjegjës në SHA MEPSO -Shkup.

Drejtoria për polici financiare ka konstatuar se nga nëntori i vitit 2016 deri në gusht të vitit 2017 të denoncuarit me moskryerjen e detyrës së tyre e kanë zgjatur procedurën dhe nuk kanë marrë veprime për pagesën e kërkesave për konsum të energjisë elektrike nga ana e SHA MEPSO e ENG Servis trejd SHPK Shkup.

Drejtoria parashtroi kallëzim penal edhe kundër A.R. drejtor kryesor ekzekutiv i Banjave të Dibrës – Capa i cili dyshohet për fshehje tatimore.

I denoncuari në periudhën nga 1 janari i vitit 2012 deri më 31 dhjetor të vitit 2016 me qëllim që të përfitojë dobi pronësore kundërligjore për veten dhe për subjektin e denoncuar juridik të ardhurat e realizuara nga shërbimet hotelierike në shumë prej 539.695.226 denarë në kundërshtim me dispozitat ligjore në mënyrë të pabazë i ka shfaqur si shërbime shëndetësore, pa poseduar leje për realizim të shërbimeve shëndetësore dhe në fletëparaqitje të obligueshme për TVSH-në, të cilët i ka dorëzuar në DAP  nuk ka përllogaritur, nuk ka denoncuar dhe nuk ka paguar gjegjësisht ka fshehur TVSH në vlerë prej 25.675.077.

Kallëzim penal është parashtruar edhe kundër drejtorit ekzekutiv të Shoqatës për gërmim të xeheve, prodhimtarisë së metaleve, tregti dhe shërbime Feni Industri SHA Kavadar J.M. i cili në cilësinë e drejtorit kryesor ekzekutiv e ka keqpërdorur pozitën zyrtare dhe autorizimin në mënyrë që ka marrë vendim për shlyerje të kërkesave “të vjetruara” të Feni Industri e cila është me përmbajtje të pavërtetë, përkundër personit juridik me lidhshmëri kapitale “Cunico marketing fze” nga Emiratet e Bashkuara Arabe – Dubai me qëllim që të mundësojë dobi pronësore kundërligjore për personin e përmendur juridik me ç’rast i ka shkaktuar dëm Fenit në vlerë të përgjithshme 51.505.526 dollarë amerikanë.

Ai shpjegoi se shuma e lartpërmendur e mjeteve të të hollave del nga kërkesat nga Kuniko për shitjen e realizuar të prodhimit të gatshëm ferronikël në vlerë prej 49.281.481 dollarë si dhe nga më përpara para të paguara për furnizim të xeheve në vlerë  prej 2.224.045 dollarë.

“Në mënyrë të këtillë në kundërshtim me dispozitat ligjore, në vend që të paguhen kërkesat e parave, është realizuar derdhje e kapitalit nga Feni drejt kompanisë Kuniko dhe dy kompanitë në pronësi të ‘Cunico Resources N.V.’ – The Netherlands.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button