Zaev pret që Maqedonia vitin e ardhshëm të bëhet pjesë e Strategjisë për zgjerim të BE-së

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev sot në Bruksel realizoi takim me kryetarin e Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker. Në takim kryeministri i ka shprehur pritjet që Maqedonia të bëhet pjesë e Strategjisë për Zgjerim të BE-së e paralajmëruar për vitin e ardhshëm, trnsmeton MIA. 

“Konsiderojmë se kemi mjaftueshëm argumente të mira për këtë pritjen tonë. E njoftuam kryetarin Junker me ato argumente, si dhe me përpjekjet që i bën Qeveria e re e cila e mori pushtetin pas një krize të thellë politike e cila zgjati me vite”, deklaroi kryeministri Zaev pas takimit me Junker.

Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, Zaev përkujtoi se Qeveria ka miratuar Plan urgjent reformues 3-6-9 dhe se të gjitha përcaktimet nga plani deri më tani, po përmbushen me sukses dhe në mënyrë intensive tashmë pesë muaj.

“Sfera kyçe në të cilat investojmë më së shumti energji janë ato të cilat ishin përcaktuar si prioritare në Raportin e Grupit të lartë të ekspertëve të Pribesë mbështetur nga Komisioni Evropian: jurisprudenca, reforma në shërbimet zbuluese, reformat në administratën publike dhe përforcimi i trupave të pavarur rregullator dhe mediumet”, theksoi kryeministri dhe shtoi se në të gjitha këto sfera janë bërë hapa të rëndësishëm të të mëdhenj për ndryshime thelbësore.

Sipas tij, motivim kryesor është ndërtimi i besimit të fuqishëm të qytetarëve në institucione. “Ka filluar transformimi thelbësor i gjyqësisë, i administratës publike dhe shërbimet publike. E përshpejtuam zhvillimin ekonomik të Republikës së Maqedonisë”, theksoi kryeministri.

Duke përmendur se intensivisht po punohet në përmirësimin e marrëdhënieve me të gjithë fqinjët, ai ka thënë se ka dëshirë dhe gatishmëri me Greqinë në mënyrë të përshpejtuar dhe bashkërisht të punohet në masat për ndërtim të besimit, dhe për zgjidhje të problemit, nën patronatin e Kombeve të Bashkuara.

Kryeministri deklaroi se nismat dhe aktivitetet vendore reformuese dedikuar për politikë të jashtme asnjëherë nuk kanë qenë më dinamike dhe se do të tregohen rezultate sepse reformat, para së gjithash, janë për të mirën tonë.

Pret njohje të tyre adekuate dhe vlerësim të institucioneve evropiane edhe në këtë kuptim vitin 2018, tha, e shohim si kyç për ardhmërinë e Maqedonisë, por edhe të një pjese të Ballkanit Perëndimor.

“Për këtë arsye presim, me të drejtë, Republika e Maqedonisë të bëhet pjesë e Strategjisë për zgjerim të BE-së, e paralajmëruar që të kumtohet vitin e ardhshëm. Presim që të marrim rekomandim të qartë për fillim të negociatave inkuadruese me BE-në nga Komisioni Evropian dhe datë eventuale për negociata parainkuadruese të BE-së me Republikën e Maqedonisë në vitin 2018 i aprovuar nga Këshilli i BE-së”, deklaroi kryeministri Zaev.

Ka vlerësuar se ka ardhur koha që në një të ardhme të afërt të bëhet hapi i domosdoshëm dhe Republika e Maqedonisë, me erë evropiane në shpinë, ta përfundojë vizionin për shtet modern, ekonomikisht progresiv dhe të respektuar.

Shërbimi për informim nga Qeveria e RM-së njoftoi se kryetari i KE-së Zhan Klod Junker ka theksuar se takimi i parë me kryeministrin Zaev është vetëm fillim i një miqësie të gjatë dhe të sinqertë, dhe se Komisioni Evropian është tërësisht i përkushtuar në përgatitjen dhe realizimin e zgjerimit të ardhshëm të BE-së, posaçërisht ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Kryetari i KE-së Junker theksoi se në progresin drejt pikës për fillim të negociatave nuk ka favoritë dhe se çdo vend në veçanti do të vlerësohet sipas progresit personal. Në pres-konferencën në të cilën foli edhe komisari për Politikë Fqinjësore dhe Negociata për Zgjerim Johanes Han, është theksuar se mbetet edhe më tej implementimi i pikave nga Plani 3-6-9, të krijuara në bazë të negociatave nga Përzhina dhe nga rekomandimet e grupit të ekspertëve nga Pribe”, njoftoi pres-shërbimi qeveritar.

Në takimin me gazetarët është theksuar edhe se procesi i negociatave për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në BE, është proces me interes kombëtar dhe se të gjitha palët e involvuara duhet të qëndrojnë në mbështetje të procesit si pjesë e përcaktimeve strategjike të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP