Kosova ndihmon Shqipërinë për përmbytjet

Nga Dogana e Republikës së Kosovës rreth 15 kontigjente me ndihma ushqimore janë nisur drejt Shqipërisë për t’u ardhur në ndihmë zonave të Fierit dhe Vlorës, të cilat janë prekur më tepër nga përmbytjet e fundit.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovës, Qemal Minxhozi, siç transmeton ATSH, vlerësoi lart ndihmën që po ofrojnë institucionet dhe bizneset e Kosovës drejt zonave të prekura nga përmbytjet që prekën Shqipërinë.

Sipas Minxhozit, zona e Fierit ka nevojë për sigurim të ushqimeve për bagëtitë, të cilat janë në gjendje kritike. Ai po ashtu, tha se rreth 500 persona nga Prizreni kanë përgatitur 500 pako me ndihma ushqimore elementare për t’iu ardhur në ndihmë zonave të rënduara.

“Nevojat janë të gjithanshme, por ajo që është më emergjente është sigurimi i bazës ushqimore për bagëtitë të cilat janë në gjendje kritike sidomos në zonën e Fierit dhe Vlorës. Sot nisen 15 mjete nga e gjithë Kosova nga Peja nga Gjilani, nga Vitia kudo dhe ka një angazhim të jashtëzakonshëm që është shumë karakteristike kësaj radhe, të bizneseve të vogla. Një shembull shumë interesant është i shoqatave të biznesit nga Prizreni, ku 500 individë kanë bërë 500 pako, të cilat sot do të transportohen drejt zonës më të rënduar të rrethit të Fierit në Ferras”, tha ai.

Minxhozi tha se ndihma konsiston po ashtu në ushqime për bagëtitë.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë tha se dhe Policia e Kosovës u ka ardhur në ndihmë forcave policore të Shqipërisë për të përballuar situatën e krijuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button