Putin i lejon rusët të garojnë në Olimpiadën Dimërore

Presidenti i Rusisë, Vadimir Putin, tha se qeveria nuk do t’i ndalojë atletët rusë nga gara në Lojërat Olimpike Dimërore, në vitin 2018.

Putin tha se është në duart e sportistëve rusë të vendosin nëse duan të marrin pjesë në Olimpiadën në Korenë e Jugut si garues neutralë, transmeton REL. 

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar bëri të ditur më 5 dhjetor se e ka ndaluar Rusinë nga pjesëmarrja në Olimpiadë, pasi ka gjetur prova për “manipulim sistematik” me sistemin anti-doping.

Individë rusë do të lejohen të garojnë si “atletë olimpikë nga Rusia” nëse i plotësojnë kushtet dhe nuk kanë histori me doping.

Nëse fitojnë, për t’i nderuar ata do të ngrihet flamuri olimpik dhe do të lëshohet himni olimpik.

Duke folur në Nizhny Novgorod, ku edhe bëri të ditur se do të garojë sërish për president në zgjedhjet e vitit 2018, Putin tha se vendimi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar është “ndëshkim i padrejtë kolektiv”.

“Gjithçka duket si një vendim absolutisht i orkestruar dhe politikisht i motivuar”, tha presidenti rus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button