Në nëntor nëpër rrugët e Gostivarit ka pasur 20 aksidente trafiku dhe një viktimë

ë nëntor, nëpër rrugët e rajonit të Gostivarit janë regjistruar gjithsej 20 aksidente rrugore, që krahasuar me vitin e kaluar është zvogëluar numri për katër, informojnë nga SPB Tetovë.

Një aksident trafiku ka pasur epilog fatal për një person (këmbësor), në dy nga aksidentet ka pasur tre të lënduar rëndë, ndërsa në gjashtë aksidente ka pasur gjithsej dymbëdhjetë persona të lënduar. Në aksidentet e regjistruara, 11 të tjerat kanë kaluar vetëm me dëme materiale. Sipas vendit të aksidentit, gjysma kanë qenë në vende të banuara, ndërsa gjysma tjetër në rrugë të hapur, transmeton MIA.

“Më shumë nga aksidentet, sërish kanë ndodhur në rrugët e Gostivarit, pastaj rrugët rajonale drejt Gradecit dhe Çegranit, magjistralen Gostivar-Kërçovë, autostradën Gostivar-Tetovë dhe në rrugë të tjera në këtë rajon”, thotë Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Si arsye më të shpeshta për aksidentet janë – shpejtësia jo e përshtatshme (tetë), gjegjësisht shpejtësia e madhe, mosrespektim të përparësisë së kalimit.

Gjatë kontrolleve muajin e  kaluar janë zbuluar 34 automjete teknikisht jo të rregullta, 102 automjete të paregjistruara, dy automjete me mbingarkim, si dhe 111 persona pa patentë shoferi dhe 31 shoferë-fillestarë të cilët nuk kanë pasur të drejtë të drejtojnë automjetin.

Kundërvajtjet e konstatuara në rreth 12 kontrolle aksioni dhe aktivitete të rregullta të nëntorit, janë mbyllur me 370 kundërvajtje, 396 urdhra pagesore të mandatit, me pesë leje përkohësisht të marra dhe 111 automjete të shkyçura nga komunikacioni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button