Time shpall “Thyesit e Heshtjes” për personalitet të vitit

Njerëzit të cilët kanë bërë një sërë akuzash skandaloze për sulm seksual, ku si pasojë kanë “shembur” njerëz të fuqishëm nga spektri politik dhe shoqëror në Amerikë, u shpallën të mërkurën për personalitet i vitit nga prestigjiozja Time, raporton Anadolu Agency (AA). 

“Thyesit e Heshtje”, siç u quajtën nga Time, janë kryesisht femra viktima të cilat kanë folur hapur për sulmet, duke shpalosur të dhëna të paprecedentë. Në tetor të këtij viti, një artikull i New York Times, nxorri në dritë të dhënat të cilat përfundimisht zbardhën akuzat për sulme seksuale nga ish titani i Hollywood-it, Harvey Weinstein.

Prej kur rrëfimi doli në dritë, një numër aktoresh, përfshirë Rose McGowan dhe Ashley Judd ngritën zërin kundër ish producentit holivudian.

“Mendoj se njerëzit harrojnë shumë, se prapa kësaj qëndron një njeri”, tha McGowan gjatë një interviste me programin e mëngjesit të NBC-së. Weinstein ka mohuar të ketë pasur marrëdhënie intime me femra, pa marrë pëlqimin e tyre, për të shtuar se asnjëherë nuk kishte ngacmuar Juddin.

Megjithatë “britma” e viktimave të tij, dhe artikulli gazetaresk kanë bërë që Weinstein të braktisë kompaninë filmike. Pas publikimit për Weinstein, dhjetra burra nga industria argëtuese, media, politika dhe teknologjia, janë përballur me akuza të ndryshme të kësaj natyre.

Megjithatë, asnjë nga ato akuza nuk ka alarmuar në përmasa të njëjta siç bënë akuzat kundër gjyqtarit nga Alabama, Roy Moore.

I nominuari republikan për Senatin amerikan, është përballur me akuza të rënda nga nëntë gra të cilat e akuzojnë për abuzim seksual. Disa nga gratë pretendojnë se incidentet kishin ndodhur në kohën kur kanë qenë minorene.

Pas publikimit të Washington Post mbi rrëfimin e Leigh Corfman, në opinion u shfaqën një sërë detajesh dhe akuzash nga femra të cilat sillnin dëshmi për historitë e tyre.

Pavarësisht kësaj, presidenti Donald Trump ka mbështetur fuqishëm Moor-in, duke shkaktuar kështu një kundërshim të ashpër në opinion, në mesin e të cilëve është edhe senatori republikan, Jeff Flake, i cili tha se me një kënaqësi të veçantë dhuroi 100 dollarë për fushatën e kundërshtarit demokrat të Moorit, Doug Jones, për çka shkroi në Twitter “Shteti mbi partinë”.

Dalja në sipërfaqe e akuzave për ngacmim seksual nga “burrat e fuqishëm”, është ndihmuar në masë të madhe nga lëvizja online e njohur si #MeToo (Unë gjithashtu), duke inkurajuar femrat të flasin hapur për rrëfimet e tyre.

“Nuk e kisha paramenduar këtë”, tha ideatorja e nismës, Tarana Burke, për të shtuar se është e paimagjinueshme se ka bërë një punë që ka ndryshuar botën. Në vend të dytë, magazina Time ka vendosur presidentin amerikan Donald Trump ndërsa i treti është presidenti kinez Xi Jinping.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button