Komuna e Çairit me aktivitete shtesë për vendosjen e rendit ligjor (FOTO)

Nga Komuna e Çairit sot njoftojnë se vazhdojnë me aktivitetet e kthimit të rendit ligjor në territorin e kësaj komune, duke mirëmbajtur ambientin jetësor dhe liruar hapësirat e uzurpuara, njofton Portalb.mk.

“Komuna Çair vazhdon me realizimin e agjendës së përcaktuar ditore të aktiviteteve që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen e ambientit jetësor dhe sundimit të ligjit. Gjatë ditës së sotme ekipet komunale të Komunës së Çair kanë realizuar aksionin për mirëmbajtjen e drunjve duke bërë shkurtimin e degëve të drunjve përgjatë rrugës “Xhon Kenedi”, ndërsa Inspektorati Komunal ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për lirimin e hapësirave dhe parkingjeve publike të zëna padrejtësisht dhe në kundërshtim me ligjin”, thuhet në kumtesën e Komunës së Çairit.

Image may contain: 1 person, standing, shoes and outdoor

Image may contain: one or more people, people standing and outdoor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button