Aleksov: KSHZ duhet të reformohet nëpërmjet dispozitave ligjore

Drejtori ekzekutiv i organizatës joqeveritare “Most”, Darko Aleksov në lidhje me kompensimet e marra nga KSHZ ka vlerësuar se rasti është shenjë se KSHZ ende nuk është e gatshme të ndryshojë mënyrën e veprimit të saj dhe të respektojë përcaktimet e Kodit Zgjedhor për transparencë të punës së saj. Si pasojë e kësaj, ai vlerëson se KSHZ-ja duhet të reformohet nëpërmjet dispozitave ligjore, njofton Portalb.mk.

Aleksov duke komentuar për “Plusinfo” ka thënë se nëse KSHZ-ja do të punonte 20 orë në ditë, shtrohet çështja se kompensimet a dalin nga sasia e punëve të kryera.

“Me fjalë të tjera, nëse KSHZ-ja do të punonte 20 orë në ditë, shtrohet pyetja se a vjen ajo nga sasia e punëve të kryera apo nga mënyra e organizimit dhe realizimit të tyre. Si zgjidhje e mundshme e kësaj situate është që KSHZ-ja të mos vendos vetë për kompensimet e saja”, tha Aleksov.

Aleksov bëri të ditur se “Most” ka vërejtur edhe më parë se KSHZ-ja mban seanca të mbyllura që është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, por meqë vendimet nuk kanë qenë të publikuara në uebfaqe, nuk kanë arritur të njoftohen për kompensimet.

“Gjatë fushatës së fundit zgjedhore por edhe në ato paraprake, MOST ka vërejtur se KSHZ mban seanca të mbyllura gjë e cila nënkupton se KSHZ vazhdon me traditën e saj, mbajtjen e seancave të mbyllura. Është e dukshme se këto vendime për kompensim KSHZ i ka sjell në seanca të mbyllura për të cilat, ne si mbikëqyrës nuk kemi qenë të informuar, kurse të njëjtat nuk kanë qenë të publikuara as në uebfaqe. Kjo ngjarje është dëshmi se KSHZ nuk është e gatshme të ndryshojë mënyrën e veprimit të saj dhe të respektojë dispozitat e Kodit Zgjedhor të cilat parashohin transparencë. Nëse KSHZ do të publikonte dokumentet e kompensimeve, situata sot ndoshta do të ishte më ndryshe”, tha Aleksov.

Sa i takon asaj, se edhe pse paratë e marra janë në pajtueshmëri me Kodin Zgjedhor, Aleksov vlerësoi se duhet të ndryshohet rregullorja.

“Është e nevojshme një reformë gjithëpërfshirëse e legjislaturës zgjedhore, kurse mënyra e punës dhe aspektet tjera që ndërlidhen me KSHZ-në duhet të jenë të përfshira në këtë proces”, tha Aleksov.

Drejtori ekzekutiv i OJQ “Most”, vlerësoi se tërë kjo situatë mund të zgjidhet pasi të bëhet një analizë serioze dhe nga e cila analizë do të dilnin rekomandime të mënyrës së organizimit të punës së mëtutjeshme të KSHZ-së.

Përndryshe, ambasadori i Amerikës në Maqedoni, Xhes Bejli dje deklaroi se: “Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) për zgjedhjet parlamentare dhe lokale të fundit në Maqedoni ka shpërblyer veten me 9 rroga shtesë”, ndaj kësaj reagoi KSHZ duke thënë “se kompensimet janë marrë në baza ligjore”. KSHZ dje vendosi njëzëri që “vendimin për 9 rrogat ta publikojnë në uebfaqe por që paratë nuk do të kthehen”.

LEXO MË SHUMË:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button