Stop përgjithmonë “zhivelive” që flasin shqip

Është e habitshme me disa shqiptar të Luginës së Preshevës që po ngrenë pluhur në opinionin publik, me porosi të strukturave që dhanë gjithçka për shpërnguljen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në drejtim të panjohur po e turbullojnë ujin në drejtim të etiketimit dhe sulmit. Këto shqiptar, fatkeqësisht një pjesë edhe besimtar, në logjikën që besimtari të sulmon besimtarin, ose besimtari të djeg besimtarin politikisht, mundohen që të gjejnë gabime dhe tragjedi e nga miu të bëjnë buall tek Plani Aksionar për Luginën e Preshevës. Sipas tyre, Presheva do të serbizohet, dhe se pragmatizmi i Shqiprim Arifit është për të shpifur.

Ky lloj debati pluhur hedhës dhe dëmtues ndaj interesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës është i njohur edhe tek ne në Maqedoni ku është ngulmuar në Platformën e Tiranës, në gjuhën shqipe e ku ta di çfarë. Madje lojtar kyç në ato takimet e “kryeplakut” (Ali Ahmetit) ishte Vesel Memedi për të cilin janë ngritur dyshime nga policia e Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në ngjarjet e turpshme dhe terroriste të 27 prillit në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë.

Në të njëjtën vijë, disa besimtar mysliman të Luginës së Preshevës kanë vendosur që të shkulin politikisht Shqiprim Arifin vetëm pse i njëjti është besimtar dhe po i pengon politikave sllave.

Si duket ky lloj i njerëzve nuk e kanë kuptuar se të veprosh politikisht në një shtet të caktuar duhet që t’i respektosh dhe bindesh parimeve të atij shteti, përndryshe do të jesh jashtë loje dhe i margjinalizuar. Nacionalizmi i myktë folklorik si në Luginë të Preshevës ashtu edhe në Maqedoni, shqiptarët me dekada i ka mbajtur të margjinalizuar, të pa punë, pa bukë dhe pa ekzistencë, duke i traumatizuar me ide dhe logjika të palogjikshme si kjo e hedhjes pluhur syve me një Plan Aksionar për Luginën e Preshevës.

Pragmatizmi për to dhe të gjithë është që në suaza të ligjeve dhe rregullave ti të arrish që ta përmirësosh gjendjen e popullatës dhe vendit tënd, duke mos shkelur dhe cenuar interesat e shtetit ku je duke vepruar. Pragmatizëm nuk nënkupton jetë në ëndrra areale të Marksit dhe Leninit.

Plani Aksionar për Luginën e Preshevës është kërkesë e Komisionit Evropian për të ndalur fluksin e refugjatëve sirian në Evropë dhe vendosjen e tyre në një vend si Lugina e Preshevës. Bota dhe njerëzit e civilizuar nuk bëhen aq budallenj që për interesa të Ragmi Mustafës e Riza Halimit të bëhen se nuk po i shohin sirianët që gjenden midis Serbisë dhe Hungarisë të vendosur në kampin e refugjatëve në Serbi. Ata duan që të gjejnë një zgjidhje e cila edhe në logjikën e tyre është normale. Pse është normale? Shumica e refugjatëve sirian i takojnë besimit islam, po ashtu edhe pjesa dërmuese e popullatës së Luginës së Preshevës i takojnë besimit islam, me përjashtim të Ragmi Mustafës, Riza Halimit e Nehat Hysenit.

Serbët duan që ta zgjidhin problemin me refugjatët sirian dhe kjo gjë i konvenon edhe shtetit të Serbisë, edhe Luginës së Preshevës, nëse realizohet. E di se nuk i konvenon vetëm komunistëve të myktë të cilët janë tronditur dhe po i zë trishtimi se pse me Komunën e Preshevës po udhëheq një besimtar mysliman. Me 24 dhjetor preshevarët e dinë se kush do t’i mbron më së miri interesat e tyre. Ata nuk janë zhiveli, dhe në Preshevë do t’i thuhet stop përgjithmonë zhiveli-ve që flasin shqip.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button