Prokuroria do të veprojë në lidhje me xhirimin e serialit “Maqedonia”

Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion do të veprojë sipas kallëzimit penal në lidhje me incizimin e serialit artistik “Maqedonia”. Personi i dyshuar nga Agjencia për film e ka dëmtuar Buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vlerë prej 68.000.000 denarësh.

“Drejtoria e Policisë Financiare në PTHP për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit sot ka parashtruar kallëzim penale kundër një personi për të cilin ekziston dyshim bazë se ka bërë vepër penale Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim nga neni 353 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 1 nga Kodi penal”, kumtojnë nga Prokuroria.

Personi si subjekt udhëheqës i Agjencisë për film, siç thonë nga Prokuroria, në periudhën nga tetori i vitit 2016 deri në shtator të këtij viti, duke e shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare dhe duke i tejkaluar kufijtë e autorizimit të tij zyrtar e ka dëmtuar Buxhetin e RM-së për një vlerë prej 68.000.000 denarësh.

“Njëherit, gjatë procedurës për financim të Projektit – serial artistik ‘Maqedonia’, personi i dyshuar ka mundësuar që Shoqëria për produksion dhe video filmik ‘Jadran Film’ SHPKNJP Shkup të përfitojë dobi pronësore të kundërligjshme në vlerën e lartpërmendur, ndërsa në dëm të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë”, theksohet në kumtesë.

Për këtë rast, PTHP-ja për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, siç veç më është publikuar, pas njoftimit nga Drejtoria e Policisë Financiare, muajin e kaluar ka hapur procedurë parahetimore, kallëzimi i sotëm penal është marrë në punë dhe për të po veprohet.

Nga Prokuroria thonë se për vijimin e mëtutjeshëm të hetimit, opinioni në vazhdimësi do të njoftohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button