Një gostivaras e ka sulmuar një bashkëqytetar me sëpatë dhe thikë që t’ia marrë 100 euro

Një banor 38 vjeçar nga Gostivari e ka sulmuar një bashkëqytetar me sëpatë dhe thikë përpara bastores sportive, duke u përpjekur që t’ia marrë 100 euro, informojnë nga MPB, njofton Portalb.mk.

“në rrugën “Tode Bogdanoski”, përpara bastores sportive, përderisa D.K. (32) a qëndruar me shokun e tij R.J. (38) ka ardhur E.N., i cili pasi që ka parë se D.K. në duar ka pasur 100 euro dhe telefon celular, është përpjekur që t’ia marrë dhe të ikë, por D.K. e ka ndaluar. Në atë moment E.N. nga xhepi nga nxjerrë thikë me të cilën është drejtuar nga D.K., ndërkaq më pas nga rripi ka nxjerrë një sëpatë të vogël me të cilën e ka goditur në pjesën e kokës dhe i ka shkaktuar lëndim. Pastaj, me thikë e ka goditur dy herë në shpatullën e majtë dhe në dorën e majtë, pas së cilës e ka lëshuar vendin e ngjarjes”, kumtojnë nga policia.

Të sulmuarin, e kanë dërguar në Qendrën Medicinale të Gostivarit, ku i është dhënë ndihma mjekësore dhe i janë konstatuar lëndimet trupore, pas së cilës është lëshuar për mjekim shtëpiak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button