Çmimet e shërbimeve hotelierike të pandryshueshme

Çmimet e shërbimeve hotelierike në nëntor të vitit 2017 në krahasim me tetorin e këtiij viti kanë mbetur në nivel të njëjtë. Në krahasim me grupet e shërbimeve, rritje është vërejtur në grupin Pijet joalkoolike për 0,1 për qind.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikës, çmimet e shërbimeve hotelierike në krahasim me nëntorin e vitit paraprak janë rritur për 0,8 për qind.

Indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelierike për periudhën janar-nëntor të vitit 2017 në lidhje me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është rritur për 0,7 për qind, ndërsa në lidhje me dhjetorin e vitit 2016 është rritur për 0,5 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button