Çavushogllu: Zhvendosja e Ambasadës së SHBA-së në Jerusalem është “gabim i madh”

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushogllu përmendi sot se do të ishte “gabim i madh” nëse SHBA-ja e zhvendos Ambasadën nga Tel-Avivi në Jerusalem.

Ai përmendi se për këtë tashmë e ka paralajmëruar edhe sekretarin shtetëror të SHBA-s, Reks Tilerson.

“Ky do të jetë gabim i madh. Kjo nuk do të sjellë kurrfarë stabiliteti, por më shpejt do të sjellë kaos dhe jostabilitet”, theksoi Çavushogllu pas takimit me Tilersonin në selinë e NATO-s.

Sipas tij, “gjithë bota është kundër” asaj që Ambasada amerikane të spostohet në Jerusalem.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button