Rrjedh afati për paraqitjen e ankesave për masën e shqiptuar 30-ditë paraburgim për deputetët

Pas përcaktimit të masës për paraburgim për deputetët Kërste Mukovski, Luben Arnaudov dhe Sasho Vasillevski rrjedh afati 24-orësh për ankesa, njofton Portalb.mk.

Nga Prokuroria thonë se nuk do të parashtrohen ankesa për masat e shqiptuara –arrest shtëpiak për Johan Tarçullovskin, Zhaklina Peshevska dhe Lupço Dimovski.

Avokati i deputetit Dimovski tha se tashmë ka paraqitur ankesë për masën e shqytuar 30-ditë paraburgim për Dimovskin dhe tha se klienti i tij nuk do të ikë e as që ka kushte për përsëritjen e veprës.

LEXO: Gjykata Penale vendos: tre paraburgime dhe tre arreste shtëpiake për deputetët e VMRO-DPMNE-së (VIDEO)

Ndryshe, gjashtë deputetët janë pjesë e 36 personave të cilët Prokuroria Themelore Publike i përndjek për “rrezikim territorial të sistemit kushtetues dhe të sigurisë” lidhur me ngjarjet e 27 prillit të këtij viti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button