Kush është kuzhinieri shqiptar që ka gatuar për mbretëreshën e Anglisë?

Në një speciale për kuzhinën tradicionale shqiptare dhe për trendet e kulinarisë sonë në Opinion, mbrëmë në Tv Klan, ishte i ftuar edhe një kuzhinier i njohur, Ismet Shehu, transmeton Revista Class.

Ismet Shehu nuk është një emër i panjohur për të gjithë ata që janë të kultivuar me shije të hollë, sepse, pa dyshim, kanë vizituar restorantin e tij në periferi të Tiranës.

Nga studio e Opinion, Shehu ndau disa prej recetave të tij pikante që gatuan në kuzhinë, si edhe rrëfeu një prej eksperiencave të tij më të mira në fillimet e profesionit. Siç tregoi Shehu, në kohën kur studionte në Londër, në Universitetin Weston University, ka gatuar edhe për Mbretëreshën e Anglisë, Elisabet.

Në vitet 2009-2010, ai u zgjodh si studenti më i mirë dhe me këtë rast do të gatuante për Mbretëreshën. Ky fat nuk mund t’u binte të gjithëve, ndaj edhe Shehu e konsideron një prej eksperiencave të tij më të mira. Po cila ka qenë receta? “Ka qenë e gjitha me peshk, gatimi i gjithë me peshk”, – thotë Shehu për atë eksperiencë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button