Mbappe hyn në histori

Kylian Mbappe po vazhdon të revolucionojë botën e futbollit.

Talenti francez, me golin e tij ndaj Bayern Munchen, është shndërruar në lojtarin më të ri që ka shënuar 10 gola në Champions League, transmeton Top Channel.

Mbappe i ka shënuar këto gola në moshën 18 vjeç e 11 muaj dhe kalon rekordin që deri tani e mbante Karim Benzema, i cili e arriti këtë shifër në moshën 20 vjeç e 10 muaj, kur luante me Lyon.

Futbollistit të PSG i janë dashur vetëm 15 ndeshje për të shënuar 10 golat e tij në kompeticionin më të rëndësishëm evropian.

Lojtarët e tjerë më të rinj që kanë shënuar 10 gola janë Javier Saviola (21 vjeç e 3 muaj), Leo Messi (21 vjeç e 3 muaj), Raul (21 vjeç e 3 muaj) dhe Rooney (22 vjeç).

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP