Pallmer – Xhaferi: gjyqësori të punojë në interes të Maqedonisë

Kryeparlamentari i Maqedonisë, Talat Xhaferi dhe drejtori i Zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore në Stejt Department, Metju Pallmer sot pas takimit në Uashington vlerësuan se “pushteti gjyqësor duhet të jetë i pavarur dhe transparent në marrjen e vendimeve”, njofton Portalb.mk.

“Pushteti gjyqësor duhet të jetë i pavarur dhe transparent në marrjen e vendimeve por edhe të mbajë llogari për interesin e shtetit dhe të mirën e qytetarëve”, vlerësuan Xhaferi dhe Pallmer, njoftojnë nga shërbimi informativ i kabinetit të Xhaferit.

Kryeparlamentari i Maqedonisë, Talat Xhaferi tha se Kuvendi i Maqedonisë është pjesë e realizimit të reformave dhe theksoi se konstruktiviteti i opozitës është i rëndësishëm.

“Integrimi në NATO dhe BE është prioritet kulmor, shtetëror, politik dhe strategjik. Shtëpia ligjvënëse u bashkëngjitet angazhimeve për proceset reformuese të cilat janë prioritet si e shumicës parlamentare ashtu edhe të të gjithë faktorëve politik në vend, me ç’ rast edhe konstruktiviteti i opozitës është me rëndësi thelbësore. Në këtë drejtim, përkrahja e USAID është më se e mirëseardhur dhe kontribuon në masë të konsiderueshme në zhvillimin demokratik të vendit”, tha Xhaferi, shkruan në kumtesën e kabinetit të tij.

Ndërkaq drejtori i Zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore në Stejt Department, Pallmer, duke i shprehur mirëseardhje delegacionit të Kuvendit të Maqedonisë tha se SHBA është e interesuar për sundim të së drejtës në Maqedoni.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kujdesen për proceset demokratike dhe për sundimin e së drejtës në Republikën e Maqedonisë, për arsye se në të shohin partner të përkushtuar të cilin do të vazhdojnë ta përkrahin edhe në të ardhmen”, tha Pallmer.

Siç njoftojnë nha shërbimi informativ i kabinetit të kryeparlamentarit të Maqedonisë Xhaferi është falënderua për mundësinë për takim me përfaqësues të një vendi që është partner strategjik dhe me të cilin Republika e Maqedonisë ndërton marrëdhënie bilaterale të shkëlqyera dhe dinamike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button