Është miratuar aktakuza për rastin “Arka”

Këshilli për Vlerësimin e Aktakuzës së Gjykatës Themelore Shkupi 1 e ka miratuar aktakuzën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) për rastin “Arka” ku të akuzuar janë ish-ministri i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Sasho Mijallkov, ish-shefi i Drejtorisë së Pestë, Goran Grujovski, i cili pritet të ekstradohet nga Selaniku, ish-shefi i Kabinetit të Mijallkovsit, Toni Jakimovski dhe ish-ndihmësministri i Punëve të Brendshme, Nebojsha Sajkoviq se i kanë shfrytëzuar paratë e shtetit për furnizim me softver nga jashtë gjoja se për nevojat e Drejtorisë së Pestë, njofton Portalb.mk.

Gjykimi për këtë lëndë akoma nuk është caktuar.

“Makfaks” publikoi se avokatët e mbrojtjes janë ankuar, ndërsa vendimin për akuzën e kanë marrë gjykatësit e Gjykatës së Apelit.

Për më shumë rreth rastit lexo këtu: “ARKA”- 4 të dyshuar nga MPB dhe DSK kanë zhvatur 862.045 euro nga buxheti i Maqedonisë (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button