VMRO-DPMNE-ja drejt ditës së dhjetë, edhe sot protesta

Ka tetë ditë që partia opozitare VMRO-DPMNE ka protestuar për siç thonë paraburgimet e padrejta nën veprën penale “rrezikim territorial të sistemit kushtetues dhe të sigurisë” të depuetëve me çka paralamëruan edhe për sot protesta para Ministrisë së Drejtësisë, njofton Portalb.mk.

Do të bllokohen udhëkryqet në Qendrën Tregtare “Mavrovasja”, ndërmjet rrugëve “Vasil Çakalarov” dhe “Angel Dinev” në Karposh dhe te “rampa” në lagjen Kisella Vodë.

“Junta e Zoran Zaevit, e cila e robëroi Republikën e Maqedonisë, dje e varrosi demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Republika e Maqedonisë nën udhëheqje të LSD-së është shteti i vetëm në Evropë ku deputetët burgosen në raste të montuara politike”, thonë nga VMRO-DPMNE-ja.

Nga VMRO-DPMNE-ja vlerësojnë se paraburgimet për deputetët Zhaklina Peshevska, Kërsto Mukoski, Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Johan Tarçullovski dhe Lupço Dimovski janë të pabaza ashtu sikurse akuza për terrorizëm me të cilën i ngarkojnë ata dhe njerëzit e tjerë në lidhje me ngjarjen e 27-prillit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button