Rasti “Traektorja”, Gruevski sot “shpëtoi” nga trupi gjykues

Seanca që u prit të mbahet sot për rastin “Traektorja” është shtyrë për më 18 dhjetor për shkak të mungesës së mjeteve për inçizim audio- vizual të seancës, njofton Portalb.mk.

Avokati Elenko Millanov në emër të gjithëve kërkoi nga gjykata që të respektojë përkufizimet e ligjit për procedurë penale dhe të mundësojë inçizim audio-vizual të seancës që të mund, siç tha ai, që të gjithë të involvuarit në procedurë dhe institucionet të kenë pasqyrë se çfarë ndodh në seancë.

Gjykatësi Goran Boshevski i cili udhëheq me rastin është pajtuar dhe e ka shtyrë seancën për më 18 dhjetor, për kur siç tha ai do të sigurohen kushtet e nevojshme.

Në rastin “Traektorja” të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish drejtori i Agjencisë për Rrugë Shtetërore, Lupço Georgievski për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare për qëllime personale.

Si i akuzuar në rastin “Traektorja”, Nikolla Gruevski pas shtyrjes së seancës tha se ka qenë i ftuar në gjykatë për diçka që e ka bërë më parë, kurse të njëjtën tash e bën qeveria e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë.

“Qeveria e LSDM-së në ndërtim të hidrocentralit në Kozjak ka arritur marrëveshje me procedurë të njëjtë dhe në mënyrë të njëjtë për financim të ndërtimit, kurse tash kur LSDM-ja është në pushtet është bërë aneks i marrëveshje e cila është miratuar në Kuvend dhe ka kaluar në ligj”, tha Gruevski.

I pyetur për marrëveshjen me ndërmarrjen kineze, Gruevski tha se marrëveshjen për të cilën akuzohet në rastin “Traektorja” ka qenë e arritur në bazë ligjore dhe për të njëjtën kanë votuar deputetët në Kuvend.

Gruevksi, Peshevski, Janakieski dhe Georgievski akuzohen se më vitin 2012 dhe 2013 kanë marrë më shumë mjete me të cilat, në procedurën për zgjedhjen e ndërmarrjes për ndërtim të aksit rrugor Milladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër kanë shfrytëzuar dhe keqpërdorur autorizimin e tyre.

“Trajektorja”është lënda e Prokurorisë Speciale Publike në të cilën 4 funksionarë të Qeverisë së VMRO-DPMNE-së kanë pranuar ofertë më të shtrenjtë për tenderin, me çka buxhetit të Maqedonisë i kanë bërë dëm prej 150 milionë euro. Të dyshuarit janë marrë vesh vetëm me një ndërmarrje.

2 thoughts on “Rasti “Traektorja”, Gruevski sot “shpëtoi” nga trupi gjykues

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP