Kryeministrja serbe për vizitë në Bullgari

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq sot do të udhëtojë për vizitë dyditore në Bullgari.

Në ditën e parë të vizitës në Sofje, Bërnabiq do të takohet me drejtoreshën ekzekutive të Bankës Botërore, Kristalina Georgieva, me të cilën do të bisedojë për situatën ekonomike në Serbi dhe për projektet e këtij institucioni ndërkombëtar financiar në vend.

Takimi Bërnabiq – Georgieva do të mbahet në vigjilje të konferencës ndërkombëtare “Integrim më i fuqishëm rajonal të Ballkanit”, që do të mbahet nesër në Sofje.

Gjatë vizitës dyditore në Bullgari, është paraparë që Bërnabiq të takohet edhe me kryeministrin Bojko Borisov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button