Vazhdon debati për Propozim-buxhetin për vitin 2018

Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet sot duhet ta vazhdojë debatin rreth Propozim-buxhetit për vitin 2018.

Me seancën kryeson deputeti i LSDM-së Vasko Kovaçevski të cilin e autorizoi kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi që të kryesojë me Komisionin pasi kryetarja e Komisionit, Liljana Kuzmanovska nga VMRO-DPMNE-ja sërish e anuloi vazhdimin e caktuar.

Shqyrtimin e përgjithshëm nuk e ndjekin deputetët e VMRO-DPMNE-së.

Komisioni për financim dhe buxhet e filloi debatin për Propozim-buxhetin për vitin 2018 më 27 nëntor. Prej atëherë u caktuan disa vazhdime, por nuk janë mbajtur. Kuzmanovska e anuloi seancën e Komisionit për Buxhetin pas aksionit për arrestimin e deputetëve të grupit të saj të deputetëve për shkak të ndodhive në Kuvend më 27 prill.

Sipas Rregullores, debati rreth Propozim-buxhetit në Komision zgjat 10 ditë pune, pas së cilës propozimi vendoset në seancë plenare ku do të debatohet pesë ditë pune.

Për tekstin e propozuar janë dorëzuar 279 amendamente.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button