“Messenger Kids”/Aplikacioni i ri dhe i sigurtë për fëmijët
Kompania e njohur Facebook lançoi të hënën aplikacionin e parë për përdoruesit e rinj të quajtur “Messenger Kids”.
e nuk do të përdoret për reklama. Fëmijët nuk do të mund ta përdorin rrjetin social nëse miqësia e tyre nuk aprovohet më parë nga prindërit e tyre. Kjo do jetë një mënyrë e sigurtë që fëmijët të shpërndajnë fotografi, video, tekste sipas nevojës së tyre, shkruan Bordo.al.
Ndërkohë, aplikacioni është i projektuar që të lejojë fëmijët të shprehin personalitetin e tyre me anë të mekanizmave like, GIFs, frames, stickers dhe dizajnit për të dekoruar faqet e tyre sipas dëshirës.
Prindërit po i lejojnë fëmijët e tyre gjithmonë dhe më shumë të përdorin tableta, smartphone por janë të shqetësuar për mënyrën e përdorimit dhe sigurisë së rrjeteve sociale.
Menaxheri i “Massenger Kids”, thotë se ishin pikërisht nevojat e prindërve për siguri që i shtynë ata të krijonin një aplikacion të tillë.
Ligjërisht vetëm fëmijët mbi 13-vjeç mund të përdorin facebook-un, por në realitet janë mbi 20 milionë fëmijë nën 13-vjeç që janë pjesë e rrjetit social.