Komiteti Olimpik Ndërkombëtar përjashton Rusinë nga Lojërat Olimpike Dimërore 2018

 Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka përjashtuar Rusinë nga Lojërat Olimpike Dimërore 2018, ndërkohë ka lejuar atletët rusë që kanë dalë të pastër nga testi i dopingut të marrin pjesë si të pavarur në këto lojëra transmeton, Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim të publikuar pas mbledhjes të Komitetit ekzekutiv të IOC në qytetin Lozanë të Zvicrës, njoftohet se Rusia është përjashtuar nga Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018.

Në deklaratë thuhet se atletët rusë që rezultojnë të pastër në testin e dopingut lejohen të marrin pjesë në mënyrë të pavarur në Lojërat Olimpike të vitit 2018.

Atletët rusë theksohet se do të garojnë në Olimpiadën Dimërore 2018 nën emërtimin “atletët olimpikë që marrin pjesë nga Rusia”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button