Përmbytjet në Shqipëri, Oda Ekonomike dhe Ambasada e Shqipërisë apelojnë për ndihmë

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore sot ka bërë apel publik duke ftuar ndërmarrjet në Maqedoni që t’i dalin në ndihmë popullit të Shqipërisë pas përmbytjeve nga reshjet e mëdha të shiut, njofton Portalb.mk.

“Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore së bashku me anëtarët e saj shpreh gatishmërinë e plotë që të ofrojë ndihmën e saj të pakursyer në çdo aspekt për tejkalimin sa më të shpejtë të situatës së krijuar nga vërshimet në Shqipëri. Për këtë arsye, OEMVP në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në Maqedoni, bën apel deri tek të gjitha bizneset anëtare dhe jo anëtare të mobilizohen për të ndihmuar zonat e goditura nga fatkeqësia javën e kaluar. Lusim të gjitha bizneset që deri më datë 08 Dhjetor 2017, e premte, të prononcohen për vlerën e mjeteve financiare apo formën tjetër të ndihmës që do të donojnë dhe sanimi i dëmeve të përfundon në afat sa më të shkurtër kohor”, thuhet në njoftimin e OEMVP-së.

Siç njoftojnë nga OEMVP-ja pikat e grumbullimin të donacioneve do të jenë në ndëmarrjen: Dauti Komerc – Saraj, Dauti Komerc – Strugë dhe Baukop – Vizbeg.

Kurse llogaritë ku mund të donohen mjetet janë:

Llogaria denar: Sparkasse Banka 250020000104870

Llogaria devizore: Sparkasse Banka MK07250020000104870

SWIFT CODE: INSBMK22

Për më shumë informata mund të drejtoheni në OEMVP ose në e-mail [email protected].

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button