Messi do të paguhet sa dyfishi i Ronaldos

Përpara rreth 2 javësh, Lionel Messi firmosi kontratën e re me Barcelonën deri në vitin 2021. Tani zbulohen detajet e kësaj kontrate dhe një prapaskenë që përfshin edhe Manchester City.

Sipas medias spanjolle, ‘Citizens’ i kishin ofruar argjentinasit 100 milionë për firmën në kontratën me ta dhe një pagë prej 50 milionë eurosh në sezon, transmeton Top Channel.

Gjithnjë sipas medias spanjolle, Barcelona për të kaluar ofertën e Manchester City vendosi që t’i ofrojë Messit një pagë prej 75 milionë Euro bruto, shifër së cilës po t’i zbresësh 48% të saj për detyrimet fiskale, shkon në 39 milionë euro. Kjo do të thotë se Messi do të ketë një pagë rreth 2 herë më të lartë se ajo që përfiton Cristiano Ronaldo te Reali i Madridit, 21 milionë euro.

Por jo vetëm kaq, këtyre shifrave për Messin i shtohen edhe të ardhurat nga të drejtat e imazhit. Në Spanjë, pjesën më të madhe në këtë pikë e merr futbollisti dhe klubit i lihet shumë pak, por në rastin e Messit, ai i përfiton të gjitha këto të ardhura. Një tjetër e dhënë që zbulohet në kontratën e Messit ka të bëjë edhe me shpërblimet që janë me vlera të konsiderueshme, duke qenë se Barcelona i ka mësuar të gjithë me fitore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP