Gjykata Supreme spanjolle e tërhoqi urdhrin për arrestimin e Puxhdemonit

Gjykata Supreme spanjolle sot informoi se e tërheq urdhrin për arrestimin e kryetarit të shkarkuar të Qeverisë rajonale të Katalonjës, Karles Puxhdemon, i cili është në egzil në Belgjikë, së bashku me edhe disa bashkëpunëtorë më të afërt.

Puxhdemon, anëtarët e Qeverisë së tij dhe një pjesë e anëtarëve të Parlamentit katalanas u akuzuan për betejë kundër Spanjës, ku një pjesë u paraburgosën në Madrid, ndërsa një pjesë iu bashkuan Puxhdemonit në Belgjikë.

Gjykata supreme sot informoi se kërkesa për paraburgim tërhiqet me çka të akuzuarve do t’ju mundësohet të marrin pjesë në zgjedhjet e caktuara për më 21 dhjetor.

Каталонци адвокати

Gjykata belge, e cila dje duhej të vendoste nëse Puxhdemoni dhe katër anëtarët e tjerë të ish-Kabinetit të tij rajonal do të ekstradohen në Spanjë, e shtyu sjelljen e vendimit për më 14 dhjetor.

Paraprakisht, siç lajmëroi MIA, Gjykata Supreme spanjolle dje vendosi që nënkryetari i shkarkuar i Qeverisë katalanase, Oriol Zhunkeras, ish-kryetari i Këshillit për punë të brendshme të Katalonjës, Zhoakim Forn, si dhe Zhordi Sançes dhe Zhordi Kuishart, kryetarë të organizatave separatiste Asambleja nacionale katalanase dhe Omnium Kultural, të mbesin në paraburgim.

Ориол Жункерас суд

Gjykata e elaboroi këtë vendim me “rrezik për ta përsëritur veprën”.

Gjashtë të arrestuar të tjerë, liderë separatistë katalanas janë liruar nga paraburgimi me garanci prej nga 100.000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button