Ja në cilat qytete filloi të bjerë borë në Maqedoni

Borë filloi të bjerë në qytetet Tetovë, Dellçevë, Kratovë ku në këto vende temperaturat lëvizin nga 0 deri 5 gradë celsius. Ndërsa fjollat e para të borës filluan të bien edhe në Shkup, njofton Portalb.mk.

Meteorologët paralajmëruan se deri në fund të javës do të mbizotërojë mot me diel me vranësira lokale. Temperaturat e mëngjesit në pjesën më të madhe të vendit do të bien nën zero, ndërsa ato ditore do të kenë rritje të ulët. Të shtunën do të ketë mot më të vrenjtur. Në vendet perëndimore do të fillojnë reshjet e shiut. Ndërsa të dilën në mbrëmje reshje të shiut pritet të ketë edhe në pjesët lindore dhe perëndimore të vendit, ndërsa në vendet malore edhe borë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button