Maqedoni, propozohen rregulla të reja për marrjen e patentë shoferit

Në vend 16, tinejxherët në 17 vjet do të kenë të drejtë të trajnohen për vozitje të automobilit. Kufiri i lartë në lidhje me vlefshmërinë e afatit të lejes për vozitje do të jetë deri për personat mbi 70 vjet, ndërkaq jo si deri më tani mbi 65 vjet. Kjo parashihet në ndryshimet e ligjit për siguri në komunikacion dhe rrugë i cili sillet me procedurë të shkurtuar, ndërkaq sot u miratua në komisionit kvendor për mbrojtje dhe  siguri, njofton Portalb.mk.

Përveç rritjes së moshës për marrjen e patentë shoferit, propozuesit nga radhët e LSDM-së, propozojnë edhe fshirjen e kriterit që tinejxherët të kenë sukses të shkëlqyeshëm dhe sjellje shembullore.

Personat mbi 70 vjet të cilët do të duan ta vazhdojnë lejen e vozitjes, do të kenë duhet të bëjnë kontrolle të patjetërsueshme mjekësore, ndërkaq leja do t’u jepet në afat prej 3 vjetëve.

Udhëheqësit profesional të autoshkollave nuk duhet të posedojnë patentë shofer të të gjitha kategorive A, B. C dhe D, por vetëm për kategoritë për të cilët autoshkolla ka licencë.

Përveç ndryshimeve të theksuara, parashihet gjithashtu që në vend 16, për ta vozitur traktorin duhet që personi t’i ketë 17 vjet.

Deputeti i LSDM-së, Jovan Mitrevski, paralajmëroi se ndryshimet do ta avancojnë gjendjen në lidhje me sigurinë në komunikacion.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP