A do të zhvendosen One.Vip në objekt të Gruevskit de Mijallkovit?

Gazeta austriake “Kurier” shkruan se kompania “One.Vip” nga Shkupi do të zhvendoset në qendër tjetër, për të cilën dyshohet se janë në pronësi të ish shefit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov, njofton Portalb.mk.

A do të jetë selia e re e “One.Vip” në pronësi të rrethit korruptues të bashkëpunëtorëve të ish kryeministrit, Nikolla Gruevski?

Këtë temë e ka hulumtuar gazeta austriake “Kurier” dhe shkruan se dyshimet për këtë ekzistojnë, jo vetën në opinionin e Maqedonisë, dhe se ka lidhje kontestuese mes Telekom Austri dhe disa ish ministrave të qeverisë së VMRO-DPMNE-së.

“Vajza e Telekom Austri në Maqedoni – One.Vip vitin e ardhshëm duhet të ketë seli të re në qytetin e Shkupit. Nga vitit 2009 ndërmarrja është e vendosur në biznes-qendrën e qytetit të Shkupit, i cili i përket familjes së njohur ndërtimtare nga Austria – Soravia. Telekomi austriak, gjegjësisht One.Vip deri më tani kanë qenë partnerë për Soravinë. Në fakt, ata deri më tani kanë paguar qira për hapësirat nga 70.000 euro në muaj”, shkruan Kurier.

Ajo çfarë është kontestuese, sipas gazetës, është se kush qëndron prapa kompleksit që duhet të vendoset One.Vip.

“Për pronarin e ndërtesës së re – kompleksi Mina në shëtitoren e Vardarit – në të cilën duhet të jetë selia e One.Vip, tanimë me muaj po spekulohet. Zyrtarisht si pronar është vendosur një ndërmarrje – tregtar me tekstil dhe një ndërmarrje ndërtimtare. Pronarët e vërtetë sipas të gjitha gjasave janë pjesë e rrethit më të ngushtë të ish kryeministrit të korruptuar, Nikolla Gruevski”, shkruan gazeta austriake, transmeton DW.

Bëhet fjalë për një tokë në mes të qendrës së Shkupit, në të cilin në opinionin e Maqedonisë u njoh pasi që ndodhi një aksident i vogël në tokën ndërtimtare dhe u krijua një liqen nga fekalet, afër ndërtesës së Fakultetit të Arteve Dramatike.

Incidenti që ndodhi në shtator të vitit 2016, atëherë hapi një sërë çështjes rreth pronarëve të tokës dhe të ndërmarrjes e cila e ka ndërtuar objektin, transmeton Portalb.mk.

Kryerës i punës në këtë objekt është ndërmarrja “Rapid Bild”, ndërkaq investues “Volis Properti FL DOO”. Prapa këtyre ndërmarrjeve qëndrojnë Toni Karanfillovski dhe Zoran Antiq. Ndërmarrjet e Karanfillovskit e kanë ndërtuar seksionin e gazsjellësit Shkup – Tetovë. Por, shumica e pronarëve të ndërmarrjeve, në fakt janë “Bilding kapital” dhe “Bild Fansh Grup” nga Praga e Çekisë. Për këto ndërmarrje spekulohet se janë në pronësi të vllezërve Mijallkov.

“Kurieri” austriak, thotë se bëhet fjalë për Sasho Mijallkovin.

“Konkretisht, bëhet fjalë Sasho Mijallkovin, kushëri i Gruevskit dhe ish shef i Policisë Sekrete. Thuhet se Mijallkov ka marrëdhënie të afërta me industrinë telekom.

Migracion i detyruar

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për bashkim në vitin 2014, është e rënë dakord edhe transferimi në kompleksin Mina. Burimet në Vip thonë se ndërrimi i selisë është bërë me trysni nga Qeveria e Maqedonisë me të cilën ka udhëhequr Gruevski.

Në fund të tesktit “Kurier” i thekson edhe vizitat e vitit të kaluar të shefit të diplomacisë austriake, Sebastian Kurc në Shkup, edhe pse nuk tregon kurrfarë relacioni direkt me One.Vip. “

“Kancelari i ardhshëm austriak, patjetër u desh që në vitin 2016 t’i japë mbështetje parazgjedhore. Në një miting në Shkup, Kurc i ka falënderuar miqtë për ndihmën që i kanë ofruar për ta mbyllur rutën ballkanike”, shkruan “Kurier”.

Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE, mbrëmë ka dalë me një kumtesë duke i hedhur poshtë të gjitha të thënat dhe duke i cilësuar si spekulime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button