Rita Ora shkëlqen në shoqëri të Conor McGregor dhe Lewis Hamilton në British Fashion Awards 2017 (Foto)

Superylli shqiptar, Rita Ora, mori pjesë në ceremoninë e përvjetshme të ndarjes së çmimeve të modës, British Fashion Awards, ku ajo është parë në shoqëri të pazakontë.

Jordan Dunn, Rita Ora, Conor McGregor, Irina Shayk dhe Lewis Hamilton, Foto: Getty Images
Jordan Dunn, Rita Ora, Conor McGregor, Irina Shayk dhe Lewis Hamilton, Foto: Getty Images

Bukuroshja nga Prishtina mori pjesë në gala mbrëmjen e cila u mbajt mbrëmë në Londër, tranmseton Telgrafi.com.

Rita në këtë mbrëmje shfaqet me një fustan shkëlqyes ngjyrë ari, i hapur në gjoks që vë në pah linjat e saj.

Irina ka shkëlqyer në krah të Hamiltonit. Dhe të mendosh se ajo ka bërë fëmijë… Foto: Getty Images
Irina ka shkëlqyer në krah të Hamiltonit. Dhe të mendosh se ajo ka bërë fëmijë… Foto: Getty Images

Rita dhe McGregor duken mjaft bukur në shoqëri të njëri-tjetrit, teksa McGregor duket mjaft “afër” bukuroshes shqiptare.

Në imazhe tjera shihen edhe McGregor me Hamilton afër Ritës, e cila shoqërohet edhe nga Jordan Dunn dhe supermodelja, Irina Shayk.

Rita dhe McGregor… hmm, do dukeshin perfekt si çift? Foto: Getty Images
Rita dhe McGregor… hmm, do dukeshin perfekt si çift? Foto: Getty Images

Në këtë mbrëmje do të shpërblehen më të mirët që kanë ndikuar me imagjinatën dhe kreativitetin e tyre në modën botërore në 12 muajt e fundit.

Andaj, në një shfaqje të tillë mode nuk ka si të mungojë as Donatella Versace, disenjatorja e njohur e brendit Versace, që po ashtu ka pozuar me Rita Orën dhe Hamiltonin.

#fashionawards with @ritaora @lewishamilton and @thenotoriousmma! ???

A post shared by Donatella Versace (@donatella_versace) on

Për Ritën ky nuk është takimi i parë me yje të sportit si Hamilton dhe McGregor, pasi më parë ajo ka frekuentur klubet e natës në Londër me yllin e futbollit Neymar, dhe mikun e saj të vjetër të Formula 1, Hamilton.

Rita Ora po shijon suksesin e fundit të saj me këngën “Anywhere” që është shndërruar në një hit botëror.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button