Ambasada e Amerikës realizon takim virtual me rastin e Ditës ndërkombëtare kundër korrupsionit

Sot më 5 dhjetor, në ora 18:00, me rastin e Ditës ndërkombëtare kundër korrupsionit, Ambasada e SHBA në Shkup, në bashkëpunim me pesë Këndet amerikane në Maqedoni ( Shkup, Tetovë, Manastir, Shtip dhe Strugë ), do të organizojë takim virtual me një grup ekspertësh për të diskutuar rreth mënyrave kreative për të luftuar korrupsionin.

Ngjarja është pjesë e aktiviteteve të Ambasadës së SHBA që kanë për qëllim rritjen e vetëdijes për çështje që kanë të bëjnë me korrupsionin, ndikimet e korrupsionit në institucionet demokratike dhe për rëndësinë e përgjegjësisë së pushtetit ndaj qytetarëve.

Ngjarjen në Këndin amerikan në Shkup do ta hap ambasadori Jess Baily. Takimi virtual do të përfshijë prezantim 30-minutësh dhe diskutim mes folësve në panel, e më pas një seancë me pyetje dhe përgjigje ku do të përfshihen edhe pjesëmarrësit e panelit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button