KB-ja shfaqi të dhëna dramatike për gjendjen humanitare në Afganistan

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se 3,3 milionë afganëve do t’u duhet ndihmë humanitare që të mbijetojnë në vitin 2018.

Për shkak konfliktit mes armatës afgane dhe islamikëve taleban, mbi 360.000 persona janë zhvendosur gjatë vitit. Edhe 560.0000 refugjatë nga Afganistani të cilët kanë kërkuar strehimore në Pakistan dhe Indi kthehen në vend, që në mënyrë shtesë e përkeqësojnë situatën.

Gjithsej mbi 900.000 njerëz jetojnë në kampe të përkohshme në Afganistan, në kushte shumë të këqija, njoftoi zyra për koordinim për çështje humanitare të KB-së.

Gjysma e popullsisë në Afganistan – rreth 14 milionë njerëz – jetojnë në rajonet të cilat janë të prekura nga konfliktet shumëvjeçare ushtarake, ndërsa mbi një e treta e fëmijëve kanë trauma psikologjike për shkak vrasjes të ndonjë anëtari të familjes apo sepse jeton në frikë të përhershme nga sulmi.

Në rajonet më rrezikuara, numri i fëmijëve më të traumatizuar u rrit në 68 për qind, në nëntë muajt e parë të vitit 2017 janë vrarë apo lënduar 2.480 fëmijë, njoftoi KB-ja.

Gjendja humanitare është përkeqësuar në mënyrë shtesë nga varfëria e përgjithshme në vend, si dhe nga fakti se 10 milionë banorë nuk kanë qasje deri siguria themelore shëndetësore. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button