Milloshoski: Delegatët do të vendosin për dorëheqjen e Gruevskit dhe kandidatët e ardhshëm

Deputeti dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, thotë se mbledhje e komunitetit ka kaluar në atmosferë të mirë dhe bashkë është vendosur që më 23 dhjetor të mbahet kongres i jashtëzakonshëm, njofton Portalb.mk.

“Delegatët e kongresit të rregullt nga Kumanova duhet të njoftohen, pasi që të njëjtët do të jenë edhe delegatë të kongresit të jashtëzakonshëm, Do të vendoset për dorëheqjen e kryetarit Gruevski dhe për kandidatët të cilët kanë aplikuar për pozitën e kryetarit”, tha Milloshoski duke shtuar se pret që delegatët të vendosin se kush do të jetë kandidat për kryetar të partisë.

Milloshoski tha se në parti kanë qëndrim se më e rëndësishme është që të ndodh dorëheqje dhe të mbahet kohezioni në parti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button