Këto janë premtimet kryesore të kryetarit të komunës së Çairit gjatë fushatës zgjedhore

Kryetari i ri i komunës së Çairit, Visar Gani gjatë fushatës së tij parazgjedhore premtoi shumë gjëra lidhur me përmirësimin e kushteve të kësaj komune, e cila për vite të tëra është lënë në mjerim dhe në kaos të vërtetë. Portalb.mk ju sjell premtimet kryesore të tij, që mos të harrohet fjala e dhënë.

LEXO: Ja çka premtoi Taravari se do të realizojë vitin e parë si kryetar komune

Madje Ganiu përpiloi edhe një përmbledhje projektesh që e quajti ‘Kontratë’ me anë të së cilës ai ndau disa fusha në të cilat do të investohet, në të cilën është parashikuar intervenim në:

  1. Efikasiteti energjetik
  2. Sport dhe rekreacion
  3. Arsim
  4. Garazhe në kate
  5. Shëndetësi
  6. Kulturë
  7. Infrastrukturë
  8. Çarshia e Vjetër
  9. Investime kapitale

Në fushën e efikasiteti energjetik parashihet:

  • Rikonstruktimi i fasadave të objekteve ekzistuese të banimit,
  • Rikonstruktimi i kulmeve.

Me këtë program parashihet rikonstruktimi i gjithsej 141 objekteve me çka do të bëhet hap i madh drejt rritjes globale të energjisë efikase në komunë.

LEXO: Ja çka premtoi Blerim Bexheti se do të realizojë vitin e parë si kryetar komune

Në fushën e sport dhe rekreacionit:

  • Parashikohet rikonstruktimi i stadiumit ekzistues Q. F. Shkupi dhe salla sportive Partizan me konstruktimin e tribunës ekzistuese dhe ndërtimit të tribunës plotësuese.
  • Parashikohet renovimi i plotë i objektit ekzistues të pishinës me rregullimin e pjesës së brendshme dhe të jashtme.
  • Premtohet ndërtimi i terreneve të hapura të reja sportive, në Fushë Tophanë dhe Karadak Mahallë.

Sa i përket fushës së arsim, Ganiu premton

  • Rikonstruktimi i shkollave fillore
  • Rikonstruktimi i kopshteve për fëmijë
  • Ndërtimi i kopshteve të reja për fëmijë
  • Zgjerimi i shkollave fillore ekzistuese
  • Ndërtimi i leximores dhe sallës së sportit në kuadër të shkollës së mesme

Gjithashtu në premtimet parazgjedhore dhe në kontratë nuk munguan as garazhet në kate, me ç’rast u premtua:

  • Garazh në kate te Sahat Kulla
  • Garazh në kate te Teatri Shqiptar
  • Garazh nëntokësore në kate te Sheshi Skënderbe
  • Garazh në kate te Çairçanja

Në fushën e shëndetësisë u premtua:

  • Klinika për fëmijë – rikonstruktimi i objektit ekzistues dhe parterit mbi lagjen Gazibabë
  • Zgjerim i pjesës së re

Në fushën e kulturës u premtua:

  • Hapja e qendrave të reja rinore në lagjen Serava
  • Qendra rinore në kuadër të shkollave ekzistuese

Kjo komunë tani më një kohë të gjatë po ballafaqohet me një situatë kaotike sa i përket fushës së infrastrukturës, dhe Ganiu në ‘Kontratë” ka parashikuar:

  • Rikonstruktimi i rrugëve dhe trotuareve
  • Zgjerimi i bulevardit Nikolla Karev
  • Vendosja e elementeve mbrojtëse të betonit
  • Shtigje të reja për biçikleta
  • Parkingje të reja të hapura
  • Regjim i përhershëm i komunikacionit në rrugë njëanësore
  • Qarqe rrugore
  • Kanalizim atmosferik
  • Kanalizim fekal
  • Instalimi i ujësjellësit
  • Parqe dhe hortikulturë

Gjithashtu u premtua investim edhe në Çarshinë e Vjetër:

  • Rikonstruktimi i kalldrëmit
  • Restaurimi i vitrinave të dyqaneve ekzistuese

Kurse investimet kapitale sipas Ganiut janë:

  • Bllok urban në lagjen Serava – higjiena komunale
  • Bllok urban në lagjen Teneqe Mahallë
  • Rikonstruktim i Bit Pazarit

Përveç premtimeve dhe projekteve të paraqitura në përmbledhjen ‘Kontrata’, Ganiu bëri premtime dhe në emisione debative, ku mes tjerash premtoi edhe zgjidhje të problemit me objektet pa leje, si dhe për Portalb.mk tha se gjithashtu primare për të do të jetë edhe pastërtia në këtë komunë.

Në projektet dhe premtimet që janë në ‘Kontratën’ e Ganiut, nuk ka datë të caktuar se kur do të realizohen të njëjtat, ndërkaq në #Debatpernime në Çair në Portalb.mk, Ganiu premtoi se punimet për ndërtimin e Bit Pazarit do të fillojnë brenda 45 ditëve nga data e debatit, që ishte me 2 tetor 2017, pasi që leje ndërtimi tani më është dhënë. Sa i përket garazheve, ku janë premtuar katër në këtë komunë, Ganiu thotë se ato do të realizohen gjatë mandatit të tij katër vjeçar. /Portalb

3 thoughts on “Këto janë premtimet kryesore të kryetarit të komunës së Çairit gjatë fushatës zgjedhore

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP