Bushati: Viti 2018 vit vendimtar për rrugëtimin evropian të Shqipërisë

Ministri shqiptar i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Bruksel u takua me Zëvendëskryetarin e parë, Frans Timermans, si dhe komisionarin Avramopulos.

Ministri Bushati, siç njofton ATSH, bëri një analizë të detajuar të reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare për plotësimin e pesë përparësive kyç dhe vlerësoi mbështetjen e Komisionit Evropian për axhendën evropiane të Shqipërisë.

Ai nënvizoi se duke pasur parasysh progresin e bërë, qeveria pret që viti 2018 do të jetë vit vendimtar për rrugëtimin evropian të Shqiperisë dhe, në këtë kuadër, hapja e bisedimeve të anëtarësimit do të konsolidojë angazhimin e pandalshëm në transformimin dhe modernizimin europianizues të vendit.

Gjatë të dy takimeve, përfaqesuesit e Komisionit Evropian vlerësuan përkushtimin në vazhdimësi të Shqipërisë për axhendën e reformave.

Gjatë takimit me Zevendeskryetarin Timermans, ministri Bushati theksoi se reforma trasformuese në drejtësi është unike dhe po vihet ne jetë në bashkëpunim të ngushtë me partnerët. Zevendeskryetari inkurajoi vijimin e zbatimit te reformës ne drejtësi, si themeli për forcimin e shtetit të së drejtës dhe përparimin e procesit te integrimit.

Gjatë takimit me Komisionerin Avramopoulos, ministri nënvizoi se rezultatet e prekshme të arritura në luftën kundër krimit të organizuar, veçanërisht në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, janë frut i vendosmërisë për të forcuar shtetin ligjor. Ministri Bushati theksoi se vullneti politik dhe angazhimi i qeverisë për të forcuar sundimin e ligjit janë të palëkundur dhe të pakthyeshëm.

Komisioneri Avramopoulos vlerësoi masat e ndërmarra në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, veçanërisht rezultatet shumë pozitive të arritura në luftën kundër kultivimit të kanabisit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button