Donald Lu me qeleshe, personeli i ambasadës së SHBA-së në Shqipëri me kostume popullore

Personeli i ambasadës së SHBA-së në Tiranë janë veshur me kostume popullore tradicionale të Shqipërisë në Ditën e Festës së Pavarësisë.

Në faqen e saj, ambasada e SHBA-së, siç transmeton ATSH, shprehet sot se javën e kaluar, ambasada amerikane në Tiranë festoi Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë me një shfaqje shumë të veçantë.

“Personeli i ambasadës u vesh me kostume popullore tradicionale nga të gjitha rajonet e Shqipërisë, duke treguar kështu jo vetëm zejtarinë e mrekullueshme dhe unike, por edhe kulturën dhe artin shqiptar që është trashëguar nga brezi në brez”, thekson ambasada.

“Shihni fotot dhe na thoni nëse arrini dot të gjeni zonën të cilës i përkasin këto kostume, ose cili prej tyre është i preferuari juaj. (E drejta e fotove: Grace Medina)”, thuhet në faqen e ambsadës së SHBA-së në Tiranë, ku sfilojnë një larmi të kostumeve popullore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button